Our Lady of Medjugorje Messages containing 'unë'
Total found:
20
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek
unë
keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 25 Mars 2007
“
B
ij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme.
Unë
jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë për shenjtërim. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Prill 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj përsëri për konvertim. Hapni zemrat tuaja. Kjo është kohë hiresh dhe, deri sa jam me ju, shfytëzojeni. Duhet të thoni: ‘Kjo është koha për shpirtin tim’.
Unë
jam me ju dhe ju dua me një dashuri të pamatëshme. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Maj 2007
“
B
ij të dashur, luteni sëbashku me mua Shpirtin e Shenjtë që t’ju udhëheqë në kërkim të vullnetit të Hyjit në udhën e shenjtërimit tuaj. Dhe ju që jeni larg lutjes konvertohuni dhe kerkojeni, në heshtjen e zemres suaj, shelbimin e shpirtit dhe ushqejeni me lutje.
Unë
ju bekoj të gjithëve një nga një me bekimin tim prej nëne. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë,
unë
jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni.
Unë
do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim.
Unë
, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin.
Unë
si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku
unë
ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë.
Unë
jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Nëntor 2007
“
B
ij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj që Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim që Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu që ju të jeni hir për të tjerët.
Unë
jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie që vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime
unë
ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet,
unë
lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Janar 2008
“
B
ij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme.
Unë
jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Latest Mesazhi, 18 Mars 2008 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”, ka tregue vegjentja. Ka shtri krahët drejt nesh dhe ashtu me krahët të hapun ka thanë:
“
B
ij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni frikë t’i takoni. Me to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren me gëzim dhe
unë
do t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen
unë
ju udhëheq asht e vështirë, plot me prova e rrëzime.
Unë
do të jem me ju dhe krahët e mi do t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun me qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni me mue, mos keni frikë. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 2 Prill 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashtun, edhe sot, ndersa jam me ju me dashuninë e madhe të Hyjit, deshroj t’ju pyes: ju, a jeni me mue? Zemra juej a asht e hapun për mue? A më lejoni që
unë
t’jua pastroj me dashuninë time dhe ta pergatis për Birin tim? Bijt e mi, jeni të zgjedhun sepse në kohen tuej një hir i madh i Hyjit ka zbritë nga qielli. Mos hezitoni ta prismi. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 25 Maj 2008
“
B
ij të dashtun, në këte kohë hiresh, në të cilen Hyji më ka lejue të jem me ju, përsëri ju ftoj, bijt e mi, për konvertim. Punoni për shpetimin e botës posaçrisht tani që jam ende me ju. Hyji asht i mëshirëshëm dhe dhuron hire e këte kërkojani përmes lutjes.
Unë
jam me ju dhe nuk ju la vetëm. Faleminderit që i jeni përgjigjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2008 - Mesazhi për Mirijanen
“
B
ij të dashtun,
unë
jam me ju për hir të Hyjit për ta ba të madh, shumë të madh besimin dhe dashuninë ndër ju të gjithë. Ndër ju që mëkati dhe fajet jua kanë ba zemren gurë. Due që t’ju ndriçoj, shpirtna të devoçëm, me një dritë të re. Lutuni që lutja ime të gjej zemra të hapuna që të mund t’i ndriçoj me forcen e besimit në udhën e dashunisë dhe shpresës. Të jeni kambngulës.
Unë
do të jem me ju.
”
*
Ndërsa Zoja thonte këto, shikonte personat e pranishem të cilëve ju drejtohej me dhimbje në fytyrë dhe lotë ndër sy.
Mesazhi, 25 Qershor 2008
“
B
ij te dashtun, edhe sot me gezim te madh ne zemren time ju ftoj të më ndiqni dhe të ndigjoni mesazhet e mia. Të jeni perçues të paqes dhe te dashunisë në këte botë pa paqë.
Unë
jam me ju dhe bekoj me Birin tim Jezus Mbretin e Paqes. Falminderit që i jeni pergjegjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit,
unë
, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij!
Unë
jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 2 Mars 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Punë të mëdha ka bërë për mua i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikurse i bën në të gjithë ata që ëmbëlsisht E duan dhe me besim e vërtetësi I shërbejnë. Bijtë e mi! Ati Qiellor ju do, dhe për dashuri të Tij
unë
jam këtu me ju. Ai ju flet: përse nuk dëshironi të shihni shenjat? Me Të gjithçka është më e lehtë. Dhimbja e jetuar me Të është më e lehtë sepse ka besim dhe besimi ndihmon në dhimbje: dhimbja pa besim çon në dëshpërim. Dhimbja që jetohet dhe i jepet Hyjit lartëson. A nuk është Biri im që falë flisë së tij të dhimbshme ka shëlbuar botën?
Unë
, si Nënë e saj, isha me Të në dhimbje e në mundime, kështu siç jam me ju. Bijtë e mi! Jam me ju në jetë, në dhimbje, në vuajtje, në gëzime e në dashuri; prandaj kini shpresë! Shpresa ju bën të kuptoni se ka jetë. Bijtë e mi!
Unë
ju flas, zëri im i flet shpirtit tuaj, zemra ime i flet zemrës suaj. Apostuj të dashurisë sime, sa ju do zemra ime amësore! Janë shumë gjërat që dëshiroj t’ju mësoj. Sa dëshiron zemra ime amësore që të jeni të plotësuar, por do të mund të jeni vetëm kur në ju do të jenë të njësuara shpirti, trupi dhe dashuria! Ju lutem si bijtë e mi, lutuni për Kishën dhe shërbëtorët e saj, barinjtë tuaj! Që Kisha të jetë siç e dëshiron Biri im, e pastër si uji burimi dhe plot me dashuri. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 2 Shtator 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por
unë
ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës:
unë
ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj!
Unë
do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
”
Latest Mesazhi, 25 Shtator 2018
“
T
ë dashur bij! Edhe natyra ju jep shenjat e dashurisë së saj nëpërmjet fryteve që ju dhuron. Edhe ju, me ardhjen time, keni marrë bollëkun e dhuratave dhe të fryteve. Bij, sa i jeni përgjigjur thirrjes sime, Hyji e di!
Unë
ju ftoj: Nuk është vonë, merrni vendim për shenjtërinë dhe për jetën me Hyjin në hir e në paqe! Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë një qindfish, nëse besoni në Të. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!
”
Latest Mesazhi, 2 Tetor 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Ju ftoj të jeni të guximshëm dhe të mos tërhiqeni, sepse edhe e mira më e vogël, shenja më e vogël e dashurisë e mund të keqen që po bëhet gjithnjë më e dukshme. Bijtë e mi! Më dëgjoni në mënyrë që e mira të ketë epërsi, që të mund të njihni dashurinë e Birit Tim! Ajo është dashuria më e madhe: krahët e Birit Tim që përqafojnë. Ai që e do shpirtin, ai që është dhuruar për ju dhe gjithnjë përsëri jepet në Eukaristi, ai që ka fjalët e jetës së pasosur. Të njohësh dashurinë e tij, të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të kesh pasurinë e përshpirtërisë. Ajo është një pasuri që jep ndjenja të mira dhe sheh dashuri e mirësi kudo. Apostuj të dashurisë sime, bijtë e mi, ju jeni si rrezet e diellit që, me ngrohtësinë e dashurisë së Birit tim, ngrohin të gjithë përreth tyre.
Bijtë e mi! Botës i duhen apostuj dashurie, botës i duhen shumë lutje: por lutje të thëna me zemër e me shpirt, dhe jo vetëm të shqiptuara me buzë. Bijtë e mi! Priruni drejt shenjtërisë, por në përvujtëri! Në përvujtërinë që i lejon Birit tim të bëjë nëpërmjet jush atë që ai dëshiron. Bijtë e mi! Lutjet tuaja, fjalët tuaja, mendimet dhe veprat, e gjithë kjo ju hap ose ju mbyll dyert e Mbretërisë së Qiejve. Biri im ju ka treguar udhën dhe ju ka dhënë shpresën, dhe
unë
ju ngushëlloj dhe ju jap guxim. Sepse, bijtë e mi,
unë
e kam njohur dhimbjen, por kam pasur fe dhe shpresë. Tani kam shpërblimin e jetës në Mbretërinë e Birit tim. Prandaj më dëgjoni, kini guxim, mos u tërhiqni! Ju falënderoj!
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose