Our Lady of Medjugorje Messages containing 'që'
Total found:
36
Mesazhi, 25 Janar 2007
“
B
ij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë
që
shihet nga larg, por
që
për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado
që
kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2007
“
B
ij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush. Për këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit me Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni për shenjtërim. Bëjeni këte për dashuri të Jezusit
që
ka shelbuar të gjithë ju me Gjakun e tij,
që
të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj, për këte arsye ndiqni mesazhet e mia me serjozitet. Fdaleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj
që
në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj
që
sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj
që
përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 25 Mars 2007
“
B
ij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë për shenjtërim. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Prill 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj përsëri për konvertim. Hapni zemrat tuaja. Kjo është kohë hiresh dhe, deri sa jam me ju, shfytëzojeni. Duhet të thoni: ‘Kjo është koha për shpirtin tim’. Unë jam me ju dhe ju dua me një dashuri të pamatëshme. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Maj 2007
“
B
ij të dashur, luteni sëbashku me mua Shpirtin e Shenjtë
që
t’ju udhëheqë në kërkim të vullnetit të Hyjit në udhën e shenjtërimit tuaj. Dhe ju
që
jeni larg lutjes konvertohuni dhe kerkojeni, në heshtjen e zemres suaj, shelbimin e shpirtit dhe ushqejeni me lutje. Unë ju bekoj të gjithëve një nga një me bekimin tim prej nëne. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj
që
të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe
që
jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 25 Qershor 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan
që
Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do
që
të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij
që
është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh
që
Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim
që
të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
”
Në fund Mirjana ka thënë
:
“Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë
që
të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Mesazhi, 25 Korrik 2007
“
B
ij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul për jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja për ju si ajri
që
thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji do t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju do të provoni gëzimin
që
jeni të zgjedhurit e mi. Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë shumë hire. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate
që
na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 25 Gusht 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni,
që
jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi,
që
për ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin
që
Hyji u jep atyre
që
e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju
që
jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu
që
Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shtator 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet
që
të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim
që
zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thrirrje sime.
”
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin
që
Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën
që
do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Tetor 2007
“
B
ij të dashur, Hyji më ka dërguar mes jush për t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë me gjithë zemër Hyjin e dashurisë. Për këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku ka errësirë dhe mekat. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Nëntor 2007
“
B
ij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj
që
Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim
që
Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu
që
ju të jeni hir për të tjerët. Unë jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie
që
vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Dhjetor 2007 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, ndersa shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni për një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është me të vertetë në vendin e parë? Janë me të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk ka afersi me Hyjin, nuk ka Fjalë të Hyjit
që
është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
”
Mesazhi, 25 Dhjetor 2007
“
B
ij të dashur, me gëzim të madh ju sjell Mbretin e Paqës, me qellim
që
Ai t’ju bekojë me bekimin e tij. Adhurojeni dhe jepni kohë Krijuesit tek i cili ngrohet zemra juaj. Mos harroni
që
jeni pelegrinë në këte tokë dhe gjërat mund t’ju japin gëzime të vogla, ndërsa përmes Birit tim ju është dhuruar jeta e amshueshme. Për këte jam me ju, për t’ju drejtuar drejt asaj
që
jua ngrohë zemrat tuaja. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj
që
të mos keni frikë të hapeni
që
të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë
që
ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Janar 2008
“
B
ij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren
që
do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit
që
i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose
1
2
Next>>