Our Lady of Medjugorje Messages containing 'për'
Total found:
32
Mesazhi, 25 Janar 2007
“
B
ij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë që shihet nga larg, por që
për
një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado që kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2007
“
B
ij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush.
Për
këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit me Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni
për
shenjtërim. Bëjeni këte
për
dashuri të Jezusit që ka shelbuar të gjithë ju me Gjakun e tij, që të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj,
për
këte arsye ndiqni mesazhet e mia me serjozitet. Fdaleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore
për
Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme
për
Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se
për
të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme
për
ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra
për
meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 25 Mars 2007
“
B
ij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra
për
agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë
për
shenjtërim. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Prill 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj përsëri
për
konvertim. Hapni zemrat tuaja. Kjo është kohë hiresh dhe, deri sa jam me ju, shfytëzojeni. Duhet të thoni: ‘Kjo është koha
për
shpirtin tim’. Unë jam me ju dhe ju dua me një dashuri të pamatëshme. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi
për
meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 25 Qershor 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj
për
konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush
për
sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju
për
t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
”
Në fund Mirjana ka thënë
:
“Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Mesazhi, 25 Korrik 2007
“
B
ij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul
për
jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja
për
ju si ajri që thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji do t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju do të provoni gëzimin që jeni të zgjedhurit e mi. Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë shumë hire. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr
për
ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi
për
meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 25 Gusht 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni, që jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi, që
për
ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin që Hyji u jep atyre që e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju që jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu që Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë
për
ju.
Për
këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shtator 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie
për
Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se
për
hirë të dashurisë
për
ju ka dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
”
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij,
për
vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi
për
dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Tetor 2007
“
B
ij të dashur, Hyji më ka dërguar mes jush
për
t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë me gjithë zemër Hyjin e dashurisë.
Për
këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku ka errësirë dhe mekat. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Nëntor 2007
“
B
ij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj që Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq
për
secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim që Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu që ju të jeni hir
për
të tjerët. Unë jam
për
ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie që vjen nga Hyji
për
këte botë pa paqë. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Dhjetor 2007 - Të shfaqurit
për
Mirjanën
“
B
ij të dashur, ndersa shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni
për
një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është me të vertetë në vendin e parë? Janë me të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk ka afersi me Hyjin, nuk ka Fjalë të Hyjit që është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
”
Mesazhi, 25 Dhjetor 2007
“
B
ij të dashur, me gëzim të madh ju sjell Mbretin e Paqës, me qellim që Ai t’ju bekojë me bekimin e tij. Adhurojeni dhe jepni kohë Krijuesit tek i cili ngrohet zemra juaj. Mos harroni që jeni pelegrinë në këte tokë dhe gjërat mund t’ju japin gëzime të vogla, ndërsa përmes Birit tim ju është dhuruar jeta e amshueshme.
Për
këte jam me ju,
për
t’ju drejtuar drejt asaj që jua ngrohë zemrat tuaja. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit
për
Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet
për
fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem
për
ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij
për
ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Janar 2008
“
B
ij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen.
Për
këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet
për
të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj
për
ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2008
“
B
ij të dashur, në këte kohë hiresh ju ftoj serish
për
lutje dhe sakrificë. Le të jetë dita juaj e thurur me lutje të shkurta por të zjarrta
për
të gjithë ata që nuk e kanë njohur Dashurinë e Hyjit. Faleminderit që i jeni pergjigjur thirrjes sime.
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose
1
2
Next>>