Our Lady of Medjugorje Messages containing 'me'
Total found:
32
Mesazhi, 25 Janar 2007
“
B
ij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë që shihet nga larg, por që për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado që kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë
me
Bekimin e Tij të madh. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2007
“
B
ij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush. Për këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit
me
Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni për shenjtërim. Bëjeni këte për dashuri të Jezusit që ka shelbuar të gjithë ju
me
Gjakun e tij, që të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj, për këte arsye ndiqni mesazhet e mia
me
serjozitet. Fdaleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë
me
lotë gëzimi por edhe
me
një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë
me
dhurata. Vij
me
dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet
me
Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 25 Mars 2007
“
B
ij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin
me
zemër të hapur.
Me
agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam
me
ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë
me
mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë për shenjtërim. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Prill 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj përsëri për konvertim. Hapni zemrat tuaja. Kjo është kohë hiresh dhe, deri sa jam
me
ju, shfytëzojeni. Duhet të thoni: ‘Kjo është koha për shpirtin tim’. Unë jam
me
ju dhe ju dua
me
një dashuri të pamatëshme. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Maj 2007
“
B
ij të dashur, luteni sëbashku
me
mua Shpirtin e Shenjtë që t’ju udhëheqë në kërkim të vullnetit të Hyjit në udhën e shenjtërimit tuaj. Dhe ju që jeni larg lutjes konvertohuni dhe kerkojeni, në heshtjen e zemres suaj, shelbimin e shpirtit dhe ushqejeni
me
lutje. Unë ju bekoj të gjithëve një nga një
me
bekimin tim prej nëne. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam
me
ju.
Me
besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 25 Qershor 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot
me
gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam
me
ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar
me
forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja
me
qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
”
Në fund Mirjana ka thënë
:
“Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur
me
trup do të jeni në tokë dhe
me
shpirt gjithmonë
me
Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin
me
Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 25 Shtator 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja
me
më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni
me
qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
”
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni
me
zemër të hapur dhe
me
besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam
me
ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Tetor 2007
“
B
ij të dashur, Hyji më ka dërguar mes jush për t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë
me
gjithë zemër Hyjin e dashurisë. Për këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku ka errësirë dhe mekat. Jam
me
ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Nëntor 2007
“
B
ij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj që Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit,
me
qellim që Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush
me
hirin e vet, kështu që ju të jeni hir për të tjerët. Unë jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie që vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Dhjetor 2007 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, ndersa shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni për një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është
me
të vertetë në vendin e parë? Janë
me
të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk ka afersi
me
Hyjin, nuk ka Fjalë të Hyjit që është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
”
Mesazhi, 25 Dhjetor 2007
“
B
ij të dashur,
me
gëzim të madh ju sjell Mbretin e Paqës,
me
qellim që Ai t’ju bekojë
me
bekimin e tij. Adhurojeni dhe jepni kohë Krijuesit tek i cili ngrohet zemra juaj. Mos harroni që jeni pelegrinë në këte tokë dhe gjërat mund t’ju japin gëzime të vogla, ndërsa përmes Birit tim ju është dhuruar jeta e amshueshme. Për këte jam
me
ju, për t’ju drejtuar drejt asaj që jua ngrohë zemrat tuaja. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur,
me
të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve
me
zemër. Sa më shumë që ta bëni këte
me
zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Janar 2008
“
B
ij të dashur,
me
kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam
me
ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2008
“
B
ij të dashur, në këte kohë hiresh ju ftoj serish për lutje dhe sakrificë. Le të jetë dita juaj e thurur
me
lutje të shkurta por të zjarrta për të gjithë ata që nuk e kanë njohur Dashurinë e Hyjit. Faleminderit që i jeni pergjigjur thirrjes sime.
”
Latest Mesazhi, 18 Mars 2008 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”, ka tregue vegjentja. Ka shtri krahët drejt nesh dhe ashtu
me
krahët të hapun ka thanë:
“
B
ij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni frikë t’i takoni.
Me
to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren
me
gëzim dhe unë do t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen unë ju udhëheq asht e vështirë, plot
me
prova e rrëzime. Unë do të jem
me
ju dhe krahët e mi do t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun
me
qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni
me
mue, mos keni frikë. Ju falenderoj.
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose
1
2
Next>>