Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ka'
Total found:
19
Mesazhi, 25 Shkurt 2007
“
B
ij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush. Për këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit me Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni për shenjtërim. Bëjeni këte për dashuri të Jezusit që
ka
shelbuar të gjithë ju me Gjakun e tij, që të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj, për këte arsye ndiqni mesazhet e mia me serjozitet. Fdaleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu
ka
bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja
ka
plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por
ka
dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe
ka
kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i
ka
zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët,
ka
thënë Marjana.
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja
ka
ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por
ka
zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
”
Në fund Mirjana
ka
thënë
:
“Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana
ka
thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja
ka
bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk
ka
qenë aspak pamje e bukur. Na
ka
grish të lutemi për meshtarët tonë sepse,
ka
thënë, pa ata nuk
ka
unitet”.
Mesazhi, 25 Shtator 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju
ka
dhënë jetën e vet që të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim që zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit që i jeni përgjigjur thrirrje sime.
”
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më
ka
besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana
ka
shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja
ka
hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Tetor 2007
“
B
ij të dashur, Hyji më
ka
dërguar mes jush për t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë me gjithë zemër Hyjin e dashurisë. Për këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku
ka
errësirë dhe mekat. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Dhjetor 2007 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, ndersa shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni për një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është me të vertetë në vendin e parë? Janë me të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk
ka
afersi me Hyjin, nuk
ka
Fjalë të Hyjit që është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
”
Latest Mesazhi, 18 Mars 2008 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”,
ka
tregue vegjentja.
Ka
shtri krahët drejt nesh dhe ashtu me krahët të hapun
ka
thanë:
“
B
ij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni frikë t’i takoni. Me to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren me gëzim dhe unë do t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen unë ju udhëheq asht e vështirë, plot me prova e rrëzime. Unë do të jem me ju dhe krahët e mi do t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun me qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni me mue, mos keni frikë. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 2 Prill 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashtun, edhe sot, ndersa jam me ju me dashuninë e madhe të Hyjit, deshroj t’ju pyes: ju, a jeni me mue? Zemra juej a asht e hapun për mue? A më lejoni që unë t’jua pastroj me dashuninë time dhe ta pergatis për Birin tim? Bijt e mi, jeni të zgjedhun sepse në kohen tuej një hir i madh i Hyjit
ka
zbritë nga qielli. Mos hezitoni ta prismi. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 25 Prill 2008
“
B
ij të dashtun, edhe sot ju ftoj të gjithëve të rriteni në dashuninë e Hyjit si një lule që ndjen rrezet e ngrohta të pranverës. Kështu edhe ju, bijt e mi, do të rriteni në Dashuninë Hyjit dhe do t’ja jepni këte të gjithë atyne që janë larg nga Hyji. Kerkojeni vullnetin e Hyjit dhe bajuni mirë të gjithë atyne që Hyji ju
ka
vue në udhen tuej, tue u ba dritë e gëzim. Faleminderit që i jeni përgjegjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Maj 2008
“
B
ij të dashtun, në këte kohë hiresh, në të cilen Hyji më
ka
lejue të jem me ju, përsëri ju ftoj, bijt e mi, për konvertim. Punoni për shpetimin e botës posaçrisht tani që jam ende me ju. Hyji asht i mëshirëshëm dhe dhuron hire e këte kërkojani përmes lutjes. Unë jam me ju dhe nuk ju la vetëm. Faleminderit që i jeni përgjigjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im
ka
thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju
ka
thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i
ka
thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2018
“
T
ë dashur bij! Në këtë kohë hiri ju ftoj të gjithëve që të hapeni dhe të jetoni urdhërimet që Hyji ju
ka
dhënë, gjersa, nëpërmjet sakramenteve, t’ju udhëheqin në rrugën e kthimit. Bota dhe tundimet e botës ju provojnë; ju, bij, shikoni krijesat e Hyjit që në bukuri e përvujtëri Ai ju
ka
dhënë, dhe doni Hyjin, bij, mbi gjithç
ka
dhe Ai do t’ju udhëheqë në rrugën e shpëtimit! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Mars 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Punë të mëdha
ka
bërë për mua i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikurse i bën në të gjithë ata që ëmbëlsisht E duan dhe me besim e vërtetësi I shërbejnë. Bijtë e mi! Ati Qiellor ju do, dhe për dashuri të Tij unë jam këtu me ju. Ai ju flet: përse nuk dëshironi të shihni shenjat? Me Të gjithç
ka
është më e lehtë. Dhimbja e jetuar me Të është më e lehtë sepse
ka
besim dhe besimi ndihmon në dhimbje: dhimbja pa besim çon në dëshpërim. Dhimbja që jetohet dhe i jepet Hyjit lartëson. A nuk është Biri im që falë flisë së tij të dhimbshme
ka
shëlbuar botën? Unë, si Nënë e saj, isha me Të në dhimbje e në mundime, kështu siç jam me ju. Bijtë e mi! Jam me ju në jetë, në dhimbje, në vuajtje, në gëzime e në dashuri; prandaj kini shpresë! Shpresa ju bën të kuptoni se
ka
jetë. Bijtë e mi! Unë ju flas, zëri im i flet shpirtit tuaj, zemra ime i flet zemrës suaj. Apostuj të dashurisë sime, sa ju do zemra ime amësore! Janë shumë gjërat që dëshiroj t’ju mësoj. Sa dëshiron zemra ime amësore që të jeni të plotësuar, por do të mund të jeni vetëm kur në ju do të jenë të njësuara shpirti, trupi dhe dashuria! Ju lutem si bijtë e mi, lutuni për Kishën dhe shërbëtorët e saj, barinjtë tuaj! Që Kisha të jetë siç e dëshiron Biri im, e pastër si uji burimi dhe plot me dashuri. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 2 Maj 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Biri im që është dritë dashurie, gjithç
ka
ka
bërë dhe bën, e
ka
bërë dhe e bën për dashuri. Kështu edhe ju, bijtë e mi, kur jetoni në dashuri dhe doni të afërmin tuaj, bëni vullnetin e Birit tim. Apostuj të dashurisë sime! Bëhuni të vegjël! Hapni zemrat tuaja të pastra ndaj Birit tim, gjersa Ai të mund të veprojë përmes jush! Me ndihmën e besimit, mbushuni me dashuri! Porse, bijtë e mi, mos harroni se është Eukaristia zemra e besimit: ajo është Biri im që ju ushqen me Trupin e tij dhe ju forcon me Gjakun e tij. Ajo është mrekullia e dashurisë: Biri im që vjen gjithmonë përsëri i gjallë për t’u dhënë jetë shpirtrave. Bijtë e mi! Duke jetuar në dashuri, ju bëni vullnetin e Birit tim dhe ai jeton në ju. Bijtë e mi! Dëshira ime amënore është që ju ta doni gjithnjë e më shumë, meqenëse ai ju thërret me dashurinë e tij. Ju jep dashuri, në mënyrë që ju ta përhapni tek të gjithë përreth jush. Nëpërmjet dashurisë së tij, si nënë jam me ju për t’ju thënë fjalë dashurie dhe shprese, për t’ju thënë fjalë të përjetshme dhe fitimtare mbi kohën e mbi vdekjen, për t’ju ftuar që të jeni apostujt e dashurisë sime. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Maj 2018
“
T
ë dashur bij! Në këtë kohë të shqetësuar ju ftoj të keni më shumë besim në Hyjin që është Ati juaj në qiej dhe që më
ka
dërguar që t’ju përcjell tek Ai. Ju, hapni zemrat tuaja ndaj dhuratave që Ai dëshiron t’ju japë dhe në heshtje të zemrës adhuroni Birin tim Jezusin, që
ka
dhënë jetën e Tij me qëllim që të jetoni në përjetësi ku dëshiron t’ju përcjellë! Shpresa juaj qoftë gëzimi i takimit me të Tejetlartin në jetën e përditshme! Për këtë ju ftoj: mos lini pas dore lutjen sepse lutja bën mrekulli! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!.
”
Latest Mesazhi, 2 Tetor 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Ju ftoj të jeni të guximshëm dhe të mos tërhiqeni, sepse edhe e mira më e vogël, shenja më e vogël e dashurisë e mund të keqen që po bëhet gjithnjë më e dukshme. Bijtë e mi! Më dëgjoni në mënyrë që e mira të ketë epërsi, që të mund të njihni dashurinë e Birit Tim! Ajo është dashuria më e madhe: krahët e Birit Tim që përqafojnë. Ai që e do shpirtin, ai që është dhuruar për ju dhe gjithnjë përsëri jepet në Eukaristi, ai që
ka
fjalët e jetës së pasosur. Të njohësh dashurinë e tij, të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të kesh pasurinë e përshpirtërisë. Ajo është një pasuri që jep ndjenja të mira dhe sheh dashuri e mirësi kudo. Apostuj të dashurisë sime, bijtë e mi, ju jeni si rrezet e diellit që, me ngrohtësinë e dashurisë së Birit tim, ngrohin të gjithë përreth tyre.
Bijtë e mi! Botës i duhen apostuj dashurie, botës i duhen shumë lutje: por lutje të thëna me zemër e me shpirt, dhe jo vetëm të shqiptuara me buzë. Bijtë e mi! Priruni drejt shenjtërisë, por në përvujtëri! Në përvujtërinë që i lejon Birit tim të bëjë nëpërmjet jush atë që ai dëshiron. Bijtë e mi! Lutjet tuaja, fjalët tuaja, mendimet dhe veprat, e gjithë kjo ju hap ose ju mbyll dyert e Mbretërisë së Qiejve. Biri im ju
ka
treguar udhën dhe ju
ka
dhënë shpresën, dhe unë ju ngushëlloj dhe ju jap guxim. Sepse, bijtë e mi, unë e kam njohur dhimbjen, por kam pasur fe dhe shpresë. Tani kam shpërblimin e jetës në Mbretërinë e Birit tim. Prandaj më dëgjoni, kini guxim, mos u tërhiqni! Ju falënderoj!
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose