Our Lady of Medjugorje Messages containing 'frikë'
Total found:
4
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini
frikë
, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini
frikë
. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni
frikë
të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Latest Mesazhi, 18 Mars 2008 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”, ka tregue vegjentja. Ka shtri krahët drejt nesh dhe ashtu me krahët të hapun ka thanë:
“
B
ij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni
frikë
t’i takoni. Me to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren me gëzim dhe unë do t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen unë ju udhëheq asht e vështirë, plot me prova e rrëzime. Unë do të jem me ju dhe krahët e mi do t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun me qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni me mue, mos keni
frikë
. Ju falenderoj.
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose