Our Lady of Medjugorje Messages containing 'do'
Total found:
21
Mesazhi, 25 Janar 2007
“
B
ij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu
do
të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja
do
të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë që shihet nga larg, por që për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado që kaloni dhe Hyji
do
t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk
do
të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 25 Mars 2007
“
B
ij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi,
do
të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji
do
të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni ç
do
ditë për shenjtërim. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj që të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe që jetoni. Unë
do
t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush,
do
të triumfoj. Ju falenderoj.
”
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë:
“Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Mesazhi, 25 Qershor 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji
do
që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i ç
do
qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 25 Korrik 2007
“
B
ij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul për jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja për ju si ajri që thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji
do
t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju
do
të provoni gëzimin që jeni të zgjedhurit e mi. Hyji
do
t’ju bekojë dhe
do
t’ju japë shumë hire. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup
do
të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër
do
të shihni Birin tim tek ç
do
njeri,
do
të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë
do
të jem e lumtur sepse
do
të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur;
do
të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk
do
të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 25 Gusht 2007
“
B
ij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni, që jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi, që për ju lutja të bëhet jetë. Kështu
do
të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin që Hyji u jep atyre që e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju që jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu që Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund,
do
të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit
do
të jetë dritë në errësirën që
do
të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 25 Nëntor 2007
“
B
ij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj që Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi,
do
të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim që Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu që ju të jeni hir për të tjerët. Unë jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie që vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër,
do
të merrni më shumë dhe
do
ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Janar 2008
“
B
ij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që
do
të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit
do
të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët
do
ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Latest Mesazhi, 18 Mars 2008 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Nuk kam pa kurrë Zojen të na drejtohet në këte mënyrë”, ka tregue vegjentja. Ka shtri krahët drejt nesh dhe ashtu me krahët të hapun ka thanë:
“
B
ij të dashtun, sot shtrij krahët drejt jush. Mos keni frikë t’i takoni. Me to due t’ju jap dashuni, paqe dhe t’ju ndihmoj për shelbimin, pra, për këte, bijt e mi, takojini. Ma mbushni zemren me gëzim dhe unë
do
t’ju udhëheq drejt shejtnisë. Rruga në të cilen unë ju udhëheq asht e vështirë, plot me prova e rrëzime. Unë
do
të jem me ju dhe krahët e mi
do
t’ju mbajnë. Të jeni të vendosun me qellim që në fund të rrugës të gjithë sëbashku, në gëzim e dashuni, të mund të kapemi për dore nga Biri im. Eni me mue, mos keni frikë. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 25 Prill 2008
“
B
ij të dashtun, edhe sot ju ftoj të gjithëve të rriteni në dashuninë e Hyjit si një lule që ndjen rrezet e ngrohta të pranverës. Kështu edhe ju, bijt e mi,
do
të rriteni në Dashuninë Hyjit dhe
do
t’ja jepni këte të gjithë atyne që janë larg nga Hyji. Kerkojeni vullnetin e Hyjit dhe bajuni mirë të gjithë atyne që Hyji ju ka vue në udhen tuej, tue u ba dritë e gëzim. Faleminderit që i jeni përgjegjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Qershor 2008 - Mesazhi për Mirijanen
“
B
ij të dashtun, unë jam me ju për hir të Hyjit për ta ba të madh, shumë të madh besimin dhe dashuninë ndër ju të gjithë. Ndër ju që mëkati dhe fajet jua kanë ba zemren gurë. Due që t’ju ndriçoj, shpirtna të devoçëm, me një dritë të re. Lutuni që lutja ime të gjej zemra të hapuna që të mund t’i ndriçoj me forcen e besimit në udhën e dashunisë dhe shpresës. Të jeni kambngulës. Unë
do
të jem me ju.
”
*
Ndërsa Zoja thonte këto, shikonte personat e pranishem të cilëve ju drejtohej me dhimbje në fytyrë dhe lotë ndër sy.
Mesazhi, 2 Janar 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk
do
të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Shkurt 2018
“
T
ë dashur bij! Në këtë kohë hiri ju ftoj të gjithëve që të hapeni dhe të jetoni urdhërimet që Hyji ju ka dhënë, gjersa, nëpërmjet sakramenteve, t’ju udhëheqin në rrugën e kthimit. Bota dhe tundimet e botës ju provojnë; ju, bij, shikoni krijesat e Hyjit që në bukuri e përvujtëri Ai ju ka dhënë, dhe doni Hyjin, bij, mbi gjithçka dhe Ai
do
t’ju udhëheqë në rrugën e shpëtimit! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Mars 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Punë të mëdha ka bërë për mua i Gjithëpushtetshmi, ashtu sikurse i bën në të gjithë ata që ëmbëlsisht E duan dhe me besim e vërtetësi I shërbejnë. Bijtë e mi! Ati Qiellor ju
do
, dhe për dashuri të Tij unë jam këtu me ju. Ai ju flet: përse nuk dëshironi të shihni shenjat? Me Të gjithçka është më e lehtë. Dhimbja e jetuar me Të është më e lehtë sepse ka besim dhe besimi ndihmon në dhimbje: dhimbja pa besim çon në dëshpërim. Dhimbja që jetohet dhe i jepet Hyjit lartëson. A nuk është Biri im që falë flisë së tij të dhimbshme ka shëlbuar botën? Unë, si Nënë e saj, isha me Të në dhimbje e në mundime, kështu siç jam me ju. Bijtë e mi! Jam me ju në jetë, në dhimbje, në vuajtje, në gëzime e në dashuri; prandaj kini shpresë! Shpresa ju bën të kuptoni se ka jetë. Bijtë e mi! Unë ju flas, zëri im i flet shpirtit tuaj, zemra ime i flet zemrës suaj. Apostuj të dashurisë sime, sa ju
do
zemra ime amësore! Janë shumë gjërat që dëshiroj t’ju mësoj. Sa dëshiron zemra ime amësore që të jeni të plotësuar, por
do
të mund të jeni vetëm kur në ju
do
të jenë të njësuara shpirti, trupi dhe dashuria! Ju lutem si bijtë e mi, lutuni për Kishën dhe shërbëtorët e saj, barinjtë tuaj! Që Kisha të jetë siç e dëshiron Biri im, e pastër si uji burimi dhe plot me dashuri. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 2 Shtator 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë
do
ta njihni, aq më shumë
do
t’i afroheni Atij, aq më shumë
do
ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në ç
do
moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë
do
t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe
do
t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
”
Latest Mesazhi, 25 Shtator 2018
“
T
ë dashur bij! Edhe natyra ju jep shenjat e dashurisë së saj nëpërmjet fryteve që ju dhuron. Edhe ju, me ardhjen time, keni marrë bollëkun e dhuratave dhe të fryteve. Bij, sa i jeni përgjigjur thirrjes sime, Hyji e di! Unë ju ftoj: Nuk është vonë, merrni vendim për shenjtërinë dhe për jetën me Hyjin në hir e në paqe! Hyji
do
t’ju bekojë dhe
do
t’ju japë një qindfish, nëse besoni në Të. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose
1
2
Next>>