Our Lady of Medjugorje Messages containing 'birin'
Total found:
9
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni
Birin
Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni
Birin
tim dhe më jepni duart tuaja me qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
”
Në fund Mirjana ka thënë
:
“Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Mesazhi, 2 Gusht 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni
Birin
tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
”
Në përfundim Mirjana ka thënë
:
“Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate që na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Mesazhi, 2 Janar 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë
Birin
tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 2 Prill 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashtun, edhe sot, ndersa jam me ju me dashuninë e madhe të Hyjit, deshroj t’ju pyes: ju, a jeni me mue? Zemra juej a asht e hapun për mue? A më lejoni që unë t’jua pastroj me dashuninë time dhe ta pergatis për
Birin
tim? Bijt e mi, jeni të zgjedhun sepse në kohen tuej një hir i madh i Hyjit ka zbritë nga qielli. Mos hezitoni ta prismi. Ju falenderoj.
”
Mesazhi, 25 Qershor 2008
“
B
ij te dashtun, edhe sot me gezim te madh ne zemren time ju ftoj të më ndiqni dhe të ndigjoni mesazhet e mia. Të jeni perçues të paqes dhe te dashunisë në këte botë pa paqë. Unë jam me ju dhe bekoj me
Birin
tim Jezus Mbretin e Paqes. Falminderit që i jeni pergjegjë thirrjes sime.
”
Mesazhi, 2 Janar 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin
Birin
tim, nuk e duan. Por ju, që doni
Birin
tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni
Birin
tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për
Birin
tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
”
Mesazhi, 25 Maj 2018
“
T
ë dashur bij! Në këtë kohë të shqetësuar ju ftoj të keni më shumë besim në Hyjin që është Ati juaj në qiej dhe që më ka dërguar që t’ju përcjell tek Ai. Ju, hapni zemrat tuaja ndaj dhuratave që Ai dëshiron t’ju japë dhe në heshtje të zemrës adhuroni
Birin
tim Jezusin, që ka dhënë jetën e Tij me qëllim që të jetoni në përjetësi ku dëshiron t’ju përcjellë! Shpresa juaj qoftë gëzimi i takimit me të Tejetlartin në jetën e përditshme! Për këtë ju ftoj: mos lini pas dore lutjen sepse lutja bën mrekulli! Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!.
”
Mesazhi, 2 Shtator 2018 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
T
ë dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni
Birin
tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose